Ahmeti: Pas 24 muajve, do të ketë ujë 24 orë

Çështja e furnizimit të rregullt me ujë do të zgjidhet brenda 24 muajve. Ahmeti beson se Prishtina brenda kësaj periudhe mund të ketë ujë 24 orë. Ndërsa Ramush Haradinaj i ofron përkrahje për të gjitha punët e mira që ndodhin në Prishtinë.

Lajme

18/02/2014 17:55

Shpend Ahmeti nuk tërhiqet nga premtimi i tij për ujin. Ai beson se brenda 24 muajve qyteti i Prishtinës do të ketë ujë pandërprerë.

Ahmeti ka thënë se Komuna të cilën e udhëheq, do të marrë edhe më shumë përgjegjësi, në mënyrë që t`i përmbush premtimet e dhëna.

“Këto ditë tani jemi në një dinamik tjetër dhe do t`i bëjmë publike edhe më shumë plane. Prapë besojmë që brenda 24 muajve Prishtina mund të ketë 24 orë ujë.

“Nevojiten investime dhe që gjithkush ta marrë përgjegjësinë që e ka. Ne si Komunë do të marrim edhe më shumë përgjegjësi që kemi, në mënyrë që këtë ëndërr të qytetarëve të Prishtinës ta bëjmë brenda 24 muajve.

Këto deklarata të Ahmetit vijnë pas takimit me Kryetarin e AAK`së Ramush Hradinaj, me të cilin biseduan për çështjet politike që prekin Komunën e Prishtinës dhe në përgjithësi vendin.

“Diskutuam edhe për qëndrimet që janë dallimet në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.

Në anën tjetër Ramush Haradinaj ka thënë se subjekti i tij politik do t`i jap përkrahje për punët e mira që ndodhin në kryeqytet.

“Kryeqyteti i Kosovës është një punë jo e lehtë menaxheriale. Meqenëse janë 50 ditë pune të Kryetarit, unë erdha t`i shpreh një përkrahje, në mënyrë që ndryshimet që kanë ndodhur në Prishtinë që të sjellë edhe zgjidhjen e shumë problemeve që i  ka”.

“Si subjekt politik, ne do t`i japim një përkrahje për të gjitha punët e mira që ndodhin në Prishtinë”.