Ahmeti i rikthehet skandalit të naftës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka shkruar letër ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxhës, nga i cili ka kërkuar  informata rreth skandalit të naftës për ngrohje në shkollat e Prishtinës.

Lajme

19/08/2014 10:33

Kompania “Hib Petrol” i kishte shitur komunës naftë për ngrohje, e ku prania e sulfurit, sipas analizave laboratorike të bëra me kërkesë të Komunës, ishte 80 herë më shumë se saqë është e lejuar për vendin tonë.

Në letrën që ka siguruar “Zëri”, shihet se Ahmeti kërkon nga kryeprokurori informata rreth ecurisë së lëndës ku Kompani ka bërë padi dhe ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Komunë së Prishtinës.

“Më lejoni që zyrtarisht të kërkojmë informata mbi situatën e lëndës dhe ecurinë e procesit . Në mungesë të informatave mendojmë se kjo vonesë është e pa arsyeshme . Edhe pse jemi të vetëdijshëm mbi afatet ligjore për kohëzgjatje të hetimeve , mendojmë se deri më tani do të duhej të merrnim ndonjë përgjigje mbi situatën e lëndës, pa paragjykuar në asnjë mënyrë rezultatin e hetimeve që ju keni zhvilluar”.

“Konsiderojmë se publiku si dhe palët proceduarale duhet vazhdimisht  të informohen për këtë rast qa të rëndësishëm, duke kontribuar edhe në rritjen e besimit të publikut tek institucionet tona të drejtësisë”, thuhet në ndër të tjera në këtë letër.