Ahmeti i bindur: Më 28 janar do të ketë kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka paralajmëruar se nga 28 janari i vitit të ardhshëm në RMV do të ketë kryeministër shqiptar, duke e zbatuar marrëveshjen e koalicionit të partisë së tij dhe LSDM-së. Këto komente Ahmeti i bëri nga ceremonia ku e pranoi çmimin “Qytetar Nderi i Tropojës” në qytetin e Bajram Currit. “Azgan,…

Lajme

06/12/2023 09:04

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka paralajmëruar se nga 28 janari i vitit të ardhshëm në RMV do të ketë kryeministër shqiptar, duke e zbatuar marrëveshjen e koalicionit të partisë së tij dhe LSDM-së.

Këto komente Ahmeti i bëri nga ceremonia ku e pranoi çmimin “Qytetar Nderi i Tropojës” në qytetin e Bajram Currit.

“Azgan, s’ka besoj. Më 28 janar do të ketë kryeministër shqiptar në Maqedoni”, tha mes të tjerash Ali Ahmeti.