Ahmeti: Faktori njeri është shkaktari kryesor i aksidenteve në Kosovë
Numri i aksidenteve me fatalitet në Kosovë është i shpeshtë. E një prej faktorëve kryesor pse po ndodhin këto aksidente llogaritet faktori njeri. Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit thotë pas faktorit njeri si shkaktar kryesor të aksidenteve vijnë gjendja e automjeteve dhe rrugëve. “Shkaktari kryesor i aksidenteve në komunikacion, kryesisht është faktori njeri pastaj vijnë…

Lajme
Numri i aksidenteve me fatalitet në Kosovë është i shpeshtë.
E një prej faktorëve kryesor pse po ndodhin këto aksidente llogaritet faktori njeri.
Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit thotë pas faktorit njeri si shkaktar kryesor të aksidenteve vijnë gjendja e automjeteve dhe rrugëve.
“Shkaktari kryesor i aksidenteve në komunikacion, kryesisht është faktori njeri pastaj vijnë faktorët tjerë që janë automjeti dhe rruga. Një prej faktorëve që ndikon më së shumti është mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes dhe mosrespektimi i shenjave të komunikacionit”, ka thënë ai në Tëvë1.
Si masa parandaluese për shkaktimin e këtyre aksidenteve ai ka përmendur patrulla më të shpeshta të policisë, vendosjen e radarëve statik dhe kamerave.
Të dielën një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në Bresje të Fushë – Kosovës.