Aguero – Milan, lajm i madh nga Italia (FOTO)

Milan ka tentuar transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Merkato

19/07/2017 08:32

Milan është klubi që ka transferuar më së tepërmi futbollistë gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, “Rossonerët” nuk e kanë ndërmend t’i ndalin përforcimet për sezonin e ri.

“Calciomercato.com” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit italian kanë bërë përpjekje edhe për blerjen e Sergio Agueros nga Manchester City, përcjell “lajmi.net”.

Por, ardhja e tij duket se ka qenë e pamundur për shkak të kërkesave të larta financiare nga sulmuesi argjentias dhe Manchester City. /Lajmi.net/