Agron Demi përplaset me Saranda Bogujevcin: Angazhimi i vetëm i saj tash e një muaj është me u nënshkru për meditje
Një përplasje e ashpër virtuale ka ndodhur së fundmi në Facebook midis analistit Agron Demi dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. Krejt kjo ka nisur nga një koment ironik nga ana e deputetes Bogujevci e cila, duke reaguar ndaj qëndrimeve të Demit, i ka shkruar: “Qysh po ke kohë me nda mendime në…

Lajme
Një përplasje e ashpër virtuale ka ndodhur së fundmi në Facebook midis analistit Agron Demi dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.
Krejt kjo ka nisur nga një koment ironik nga ana e deputetes Bogujevci e cila, duke reaguar ndaj qëndrimeve të Demit, i ka shkruar: “Qysh po ke kohë me nda mendime në Facebook?” – një koment që u interpretua si kritikë ndaj angazhimit të tij në rrjete sociale.
Mirëpo duket se Demit nuk i ka pëlqyer ky koment dhe aq shumë, kjo pasi nuk ka vonuar shumë dhe i ka kthyer përgjigje paksa thumbuese.
“Angazhimi i vetëm i saj tash e një muaj është me u nënshkru për meditje edhe me qu dorën një herë në 48 orë”, ka qenë komenti të cilin e ka bërë Demi.
Bogujevci dhe Demi nuk janë mjaftuar me kaq kur kthim përgjigje të menjëhershëm ka bërë deputetja duke i thënë: “Kaq ke njohuri për punën e deputetes edhe kaq flet, që po përkon me atë se çfarë diskutuam më herët. Lirisht përmendma emrin, mos e bëj dert.”
Përplasja e tyre ka vazhduar edhe më tej të cilët nuk janë kursyer më fjalë ndaj njëri tjetrit për punët të cilat i kryejnë. /Lajmi.net/
Më poshtë mund të shihni përplasjen e tyre: