Agresioni rus në Ukrainë, Osmani: Kosova qëndron me Ukrainën deri në fitore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se janë bërë 1,000 ditë të luftës së paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës. Në një postim në platformën “X”, Osmani ka thënë se fitorja e Ukrainës do të jetë fitorja e Evropës. “1,000 ditë qëndrueshmërie të jashtëzakonshme, forcë të palëkundur dhe një shpirt të pandërprerë të popullit ukrainas”.…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se janë bërë 1,000 ditë të luftës së paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës.
Në një postim në platformën “X”, Osmani ka thënë se fitorja e Ukrainës do të jetë fitorja e Evropës.
“1,000 ditë qëndrueshmërie të jashtëzakonshme, forcë të palëkundur dhe një shpirt të pandërprerë të popullit ukrainas”.
“Fitorja e Ukrainës do të jetë fitorja e Evropës – një qëndrim vendimtar për lirinë dhe drejtësinë. Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja”, ka shkruar Osmani.
1000 days of Russia’s unprovoked war against Ukraine.
1000 days of remarkable resilience, unyielding strength, and an unbroken spirit of the Ukrainian people.
Ukraine’s victory will be Europe’s victory—a decisive stand for freedom and justice. Kosovo will #StandWithUkraine… https://t.co/EXYiPhld1j
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 19, 2024