Agon Maliqi mohon raportimet se do të jetë kandidat për deputet nga LDK: Nuk jam fort lloj njeriu që siguron vota
Analisti politik, Agon Maliqi ka reaguar pas raportimeve se do të aderoj në LDK, dhe se do të jetë kandidat për deputet nga kjo parti në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka thënë se “nuk e ka në plan” të bëj një gjë të tillë. “Për aq sa dikujt i interesojnë sqarimet: i kam mbi…
Lajme
Analisti politik, Agon Maliqi ka reaguar pas raportimeve se do të aderoj në LDK, dhe se do të jetë kandidat për deputet nga kjo parti në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka thënë se “nuk e ka në plan” të bëj një gjë të tillë.
“Për aq sa dikujt i interesojnë sqarimet: i kam mbi supe disa angazhime afatgjata në rrafshin rajonal e ndërkombëtar, që edhe janë publike, e ku ndihem edhe profesionalisht i përmbushur, e edhe i dobishëm për kauzat në të cilat besoj, e për të cilat shprehem çdo ditë. Them se ky lloj angazhimi është më i dobishëm se ai në parti politike, jo pse angazhimi politik është i keq dhe i padobishëm – përkundrazi – por edhe sepse gjithkush duhet të jetë i vetëdijshëm për anët e tija të forta dhe të dobëta, pra se ku mund të prodhojë më shumë rezultate. E unë jam i vetëdijshëm se për nga natyra edhe nuk jam fort lloj i njeriut që siguron vota dhe i prerë për atë punë”, ka thënë Maliqi.
Ai ka thënë se shpesh takohet me liderë e zyrtarë të partive ish-opozitare, ku thotë se ka shumë miq, e një ndër ta, Lumir Abdixhikun thotë se e njeh nga koha e tij në shoqëri civile, dhe se e ka takuar.
Maliqi ka thënë se i takon ata kurdo që beson se janë pjesë e zgjidhjes, dhe jo pjesë e problemit, në “tejkalimin e theqafjes politike të Kosovës”, ndërsa thotë se takimet me ta do t’i vazhdon edhe në të ardhmën “sa herë që vlerësojnë se mendimi im mund të ketë vlerë”. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: