Agon Batusha raportohet se është tërhequr nga gara për kandidat të VV-së në Gjakovë, do të zëvendësohet nga Ardian Gola
Agon Batusha ishte pritur të jetë kandidat i VV-së në Gjakovë për zgjedhjet lokale. Por, duket se gjërat kanë ndryshuar në minutën e fundit. Të paktën kështu sipas raportimit të Indeksonline, që shkruan se, sipas burimeve të tyre, Batusha është tërhequr dhe në vend të tij pritet të vendoset Ardian Gola, transmeton lajmi.net Në këtë…

Lajme
Agon Batusha ishte pritur të jetë kandidat i VV-së në Gjakovë për zgjedhjet lokale.
Por, duket se gjërat kanë ndryshuar në minutën e fundit. Të paktën kështu sipas raportimit të Indeksonline, që shkruan se, sipas burimeve të tyre, Batusha është tërhequr dhe në vend të tij pritet të vendoset Ardian Gola, transmeton lajmi.net
Në këtë ndryshim të minutave të fundit besohet të ketë “gisht” kryetarja e Alternativës, partnerja e koalicionit, Mimoza Kusari-Lila, e cila siç raportohet ka kërkuar nga VV një emër të pranueshëm për dy partitë.
Kusari-Lila raportohet se ka thënë se subjekti i saj nuk do të paraqes kandidat në Gjakovë nëse tërhiqet Batusha.
Lajmi.net ka tentuar të kontaktoj me Ardian Golën dhe Agon Batushën, por asnjëri s’ka qenë i qasshëm.
Gola për kundërshtarë do t’i ketë Ardian Gjini nga AAK-ja, Shefqet Shehu nga LDK-ja dhe Ervin Shabani nga PDK-ja./lajmi.net/