Agnesa Vuthaj: Nuk besoj në martesë dhe moshë

Agnesa Vuthaj që prej dje është bërë kryetemë e medieve rozë.

ShowBiz

14/01/2020 16:08

Në medie pretendohej që Agnesa Vuthaj është në lidhje me biznesmenin indian, Chetaan Sandesara, shkruan lajmi.net.

Të gjitha këto pretendime i ka hedhur poshtë vet bukuroshja përmes një postimi të gjatë në llogarinë e sa në Instagram.

KY ISHTE POSTIMI I PLOTË I AGNESËS, PA NDËRHYRJE:

“* Vazhdimin e reagimit tim mund ta lexoni ne foto 2, 3, 4….
Nuk kam reagur asnjëherë për asnjë shkrim dashakeqës, as për ato shkrime që kanë sulmuar biznesin tim, e as ato që kanë shkelur privatesinë time pa fakte.

Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marrur informacion të drejtpërdrejt nga unë, për familjen e miqtë e mi, për të gjithë ata që arrijnë të më shohin e njohin përtej vajzës së bukur që fitoi Miss-in para 17 viteve, për ndjekësit besnik ndër vite dhe për atë që ka një vend shumë special në zemren time.
Sot, dua të flas për gazetarin, i cili sot nuk ka shkruar shkrime shpifëse e dashakeqese ndaj meje për herë të parë, për gazetarin që sot udheheq medien e tij, por edhe punon në një tjetër, gazetarin që se kam paditur në 2006 e as në 2015, i cili sigurisht, si shumë të tjerë nuk beson që në Kosovë funksionon ligji dhe nuk arrin të besojë as në fuqinë e femres.

Nuk kam rënë prehë e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17 vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie prehë e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33.
Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompemzim të mos publikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim s’do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqëve tanë për të investuar në mediat tuaja.
Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kuroren e Miss-it të Kosovës e Shqiperisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinen time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat – qytet, ndasitë fetare a racore.
Jam shembulli që tregon që nuk ka rëndësi nga ku nisesh por ku arrin, jam shembulli i vajzës që çdo gjë e ka arritur me meritë, me forcat e veta, që nga kurorat e bukurisë, nga diplomat e fakulteteve, nga projektet që kam bërë e çdo punë që kam punuar ndër vite, çdo biznes që kam krijuar e rritur.
Nuk jam njohur asnjëherë për skandale, sepse fama e as ndjekesit në rrjete sociale nuk janë motivi im jetësor. …vazhdon ne foto”.

Ndërsa, në fotografi, reagimi i saj përfundoi me “Jo çdo marrëdhënie mashkull-femër është marrëdhënie dashurie, ekzistojnë edhe miqësi, marrëdhënie pune e familjare, e familja Sandesara për mua janë familja e dytë”, ka shkruar Vuthaj.Ajo ka thënë se në asnjë moment nuk e ka fshehur këtë lidhje me ta, madje është parë në çdo restorant të Tiranës e Prishtinës.“Kam fluturuar me #PrivatJet nga Tirana për në Europë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë, jo vetëm me zotëriun në foto/video por edhe me bashkëshorten e tij, motrën e saj e vëllaun e djalin e tij dhe stafin e tyre. Dhe për fund, nëse do të zgjedhja një të dashur miliarder, do e zgjedhja djalin e z. Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma tek fjala e ime, tek kombësia shqiptare”.

Për ndryshe, Agnesa gjatë shtatorit të kaluar ka qenë e ftuar në një intervistë për “Mirage”, ku kishte folur për jetën private.

E pyetur përse nuk është parë asnjëherë në krahët e dikujt, ajo u përgjigj “Nuk jam fsheh asnjëherë. Kur kam qenë me dike kam dalë, s’e di pse nuk më kanë pa se nuk kanë shkru asnjëherë”.

Kurse, nëse dikush e fotografon një ditë me dikë në krah, Agnesa kishte një kërkesë interesante.

“Jetën private kam qejf me mbajt personale. Shpresoj që ka me qenë fotoja e bukur, bile nëse më kapni, kapmëni bukur”.

Krejt në fund, Agnesa Vuthaj kishte deklaruar se nuk beson në martesë dhe se është më mirë mos me u martu sesa të martohesh me personin që pastaj do pendohesh.

“Nuk besoj shumë në martesë, nuk besoj shumë në moshë, nuk besoj që i ke bërë kaq vjet e duhet me u martu. Mendoj që gjithkush e ka rrugëtimin e vet në jetë. Dikush martohet më herët e dikush më vonë, dikush nuk martohet hiç, mendoj që është zgjedhje personale. Mendoj që është ma me rëndësi mos me u martu hiç sesa me u martu me një person që i bjen pishman”.

Deklaratën e plotë të saj mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme nga minuta 7:00. /Lajmi.net/

YouTube player

https://www.instagram.com/p/B7RYu1PHaJE/