AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Kastriot Shehdadi
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka ngushëlluar familjen Shehdadi pas vdekjes së gazetarit, Kastriot Shehdadi.

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Kastriot Shehdadi, i cili ndërroi jetë sot në moshën 52-vjeçare.
Shehdadi për shumë vite ka punuar si gazetar në disa media të Kosovës e Shqipërisë, ku u dallua për profesionalizmin dhe kontributin që dha në fushën e gazetarisë.
Krahas punës si gazetar, ai punoi për 20 vjet edhe si zyrtar për informim në Komunën e Gjakovës.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit të Gjakovës. /Lajmi.net/