AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares së KOHA-s

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, Visar Gecit në drejtim të gazetares Meridiana Statovci. Siç ka njoftuar AGK, Geci shërben si këshilltar i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe ka sulmuar gazetaren Statovci me gjuhë denigruese për shkak të raportimeve rreth punimeve në rrugën…

Lajme

13/03/2025 10:44

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, Visar Gecit në drejtim të gazetares Meridiana Statovci.

Siç ka njoftuar AGK, Geci shërben si këshilltar i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe ka sulmuar gazetaren Statovci me gjuhë denigruese për shkak të raportimeve rreth punimeve në rrugën “George W. Bush” në kryeqytet.

AGK-ja kërkon nga kryetari Rama që të distancohet qartë dhe ta dënojë këtë gjuhë, e cila vjen nga një zyrtar me të cilin ai punon. Një sjellje e tillë vështirëson punën e gazetareve dhe bëhet edhe më e rëndë kur drejtohet ndaj gazetareve gra, në përpjekjen e qartë për të denigruar punën e tyre”, ka shkruar AGK. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: