AGK-ja dënon gjuhën nxitëse të deputetëve të VV-së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli ndaj Gazetës Express
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj retorikës nxitëse kundër mediave nga ana e partisë politike, Vetëvendosje. AGK-ja ka dënuar fuqishëm gjuhën e deputetit Salih Zyba, i cili në faqen e tij në Facebook, ka shpërndarë një artikull të Radios Evropa e Lirë, i botuar në tërësi si i tillë nga Gazeta…

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj retorikës nxitëse kundër mediave nga ana e partisë politike, Vetëvendosje.
AGK-ja ka dënuar fuqishëm gjuhën e deputetit Salih Zyba, i cili në faqen e tij në Facebook, ka shpërndarë një artikull të Radios Evropa e Lirë, i botuar në tërësi si i tillë nga Gazeta Express.
Artikulli fliste për festimet në Moskë të fitores kundër nazizmit, dhe Zyba e përdori për ta sulmuar Gazetën Express, duke shkruar: “Propagandë pro-ruse në Gazeta Express. Zero kritikë për Putinin”.
Të njëjtin postim e ka ndarë edhe deputetja e zgjedhur, Fitore Pacolli që ka shkruar : Halo (sic) AGK! Shihni more çka shkruan deputeti Salih Zyba e ju po fleni!
Sulmet e reja të partisë politike, Vetëvendosje vijnë në kohën kur raporti i Reporterëve pa Kufij, ka konstatuar se rënia e madhe në lirinë e medias në Kosovë, i atriubohet në masë pikërisht sulmeve si këto.
AGK-ja edhe një herë e fton këtë parti politike, që të ndryshojë kursin që minon vazhdueshëm lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.