AGK i reagon Përparim Ramës për shënjestrimin e disa mediave: Gjuha e përdorur është e papranueshme dhe linçuese
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. AGK ka dënuar ashpër shënjestrimin publik ndaj disa mediave në një status të publikuar nga Rama. “Gjuha e përdorur është e papranueshme dhe linçuese dhe ka për synim intimidimin e mediave dhe gazetarëve për të raportuar tema në interes të publikut.”,thuhet në…
Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
AGK ka dënuar ashpër shënjestrimin publik ndaj disa mediave në një status të publikuar nga Rama.
“Gjuha e përdorur është e papranueshme dhe linçuese dhe ka për synim intimidimin e mediave dhe gazetarëve për të raportuar tema në interes të publikut.”,thuhet në reagim.
“AGK-ja e fton zotin Rama që të përgjigjet në mënyrë transparente dhe të hapur për çështjet dhe temat që trajtohen nga të gjitha mediat. Sulme të tilla, si ky, minojnë lirinë e medias në vend dhe kanë për synim dekurajimin e punës së gazetarëve për të mbajtur përgjegjës zyrtarët në pozita të larta shtetërore.”
Ndryshe Përparim Rama etiketoi gazetarët e KOHA-s dhe kallxo.com në lidhje me raportimet për “dallveret” në kuadër të lejeve ndaj ndërtimeve të shumta në Prishtinë.
E në një reagim publik kallxo.com po ashtu bëri të ditur se kanë kërkuar qasje në dokumente nga Komuna e Prishtinës pikërisht mbi disa prej parcelave, por që nuk kanë marrë përgjigje./Lajmi.net/