AGK dënon sulmet e Dejona Mihalit ndaj gazetarit, Adriatik Kelmendi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmet e Dejona Mihalit të Vetëvendosjes ndaj gazetarit, Adriatik Kelmendi. Përmes një reagimi në Facebook, AGK shpreh shqetësimin për retorikën e papranueshme kundër gazetarëve nga ana e këtij subjekti politik, transmeton lajmi.net. “AGK-ja dënon fuqishëm sulmin personal dhe familjar, që zyrtarja e kësaj partie politike, Dejona Mihali ka…

Lajme

05/05/2025 15:29

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmet e Dejona Mihalit të Vetëvendosjes ndaj gazetarit, Adriatik Kelmendi.

Përmes një reagimi në Facebook, AGK shpreh shqetësimin për retorikën e papranueshme kundër gazetarëve nga ana e këtij subjekti politik, transmeton lajmi.net.

“AGK-ja dënon fuqishëm sulmin personal dhe familjar, që zyrtarja e kësaj partie politike, Dejona Mihali ka bërë kundër gazetarit, dhe autorit të emisionit ‘Rubikon’, Adriatik Kelmendi.

Mihali, sikurse zyrtarë të tjerë të VV-së në këtë mënyrë kanë vazhduar me sulme të rënda ndaj gazetarëve dhe medieve, menjëherë pas publikimit të raportit të Reporterëve Pa Kufij, që e rangon Kosovën në vendin e 99-të për lirinë e medias”, shkruhet në reagim.

Ja postimi i plotë: