AGK dënon sjelljen arrogante të Kurtit ndaj gazetarës: Kjo është një qasje e papranueshme dhe përpjekje e hapur për të minuar punën e tyre

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sjelljen arrogante të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti kundër gazetares së Klan Kosovës, Arbëresha Uka. Uka që pyeti për mungesën e një barne në QKUK, Kurti vendosi ta sulmoj verbalisht gazetaren dhe mediumin për të cilën ajo punon, shkruan lajmi.net “Lej ti albuminat. Thuj pronarit tuaj, televizionit tuaj…

Lajme

06/08/2025 15:10

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sjelljen arrogante të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti kundër gazetares së Klan Kosovës, Arbëresha Uka.

Uka që pyeti për mungesën e një barne në QKUK, Kurti vendosi ta sulmoj verbalisht gazetaren dhe mediumin për të cilën ajo punon, shkruan lajmi.net
“Lej ti albuminat. Thuj pronarit tuaj, televizionit tuaj le t’ia kthejnë 62 milionë Telekomit”, tha Kurti me arrogancë.
Reagimi i plotë i AGK-së:
Sjellje e papranueshme e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj gazetares Arbëresha Uka
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër sjelljen dhe qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj gazetares së televizionit, Klan Kosova, Arbëresha Uka, gjatë një deklarimi publik.
Gazetarja Uka e ka pyetur Kurtin për mungesën e barnave në QKUK, teksa ai i është përgjigur me ton arrogant, duke i thënë “lej ti albuminat. Thuj pronarit tuaj, televizionit tuaj le t’ia kthejnë 62 milionë Telekomit”.
Kjo është një qasje e papranueshme e Kurtit ndaj medieve dhe gazetarëve, dhe përpjekje e hapur për të minuar punën e tyre, dhe për të fshehur mungesën e transparencës së qeverisë që ai ka udhëhequr në këto vitet e fundit.
Sulme si këto të Kurtit, qeverisë dhe partisë së tij, kanë kontribuar në masë të madhe që Kosova të bie drastikisht në indeksin e lirisë së medieve./lajmi.net/