AGK dënon pengimin e ekipit të TV Dukagjini gjatë raportimit në Gjilan
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar pengimin e punës së ekipit të TV Dukagjini gjatë realizimit të një kronike në Gjilan. Sipas AGK-së, gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani janë penguar gjatë raportimit për punimet që po zhvillohen në sheshin e qytetit të Gjilanit, raporton lajmi.net Siç bëhet e ditur, incidenti ka…
Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar pengimin e punës së ekipit të TV Dukagjini gjatë realizimit të një kronike në Gjilan.
Sipas AGK-së, gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani janë penguar gjatë raportimit për punimet që po zhvillohen në sheshin e qytetit të Gjilanit, raporton lajmi.net
Siç bëhet e ditur, incidenti ka ndodhur derisa ekipi i televizionit po kryente detyrat e tij profesionale, kur një punonjës i kompanisë që po realizon punimet i ka shtyrë fizikisht dhe ua ka pamundësuar vazhdimin e punës.
Postimi i plotë:
AGK-ja e dënon pengimin e punës së ekipit të TV Dukagjini në Gjilan
Gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani janë sulmuar sot gjatë raportimit të tyre në Gjilan. Incidenti ka ndodhur derisa ekipi i TV Dukagjini po realizonte një kronikë për punimet në sheshin e këtij qyteti. Një punonjës i kompanisë që po kryen punimet e ka shtyrë fizikisht ekipin dhe e ka pamundësuar vazhdimin e punës.
AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm dhe e konsideron atë pengim me forcë të ushtrimit të punës profesionale dhe sulm ndaj lirisë së medias në vend.
AGK-ja e fton Komunën e Gjilanit, e cila është përgjegjëse për punimet, që të distancohet nga ky veprim, si dhe organet e sigurisë e drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të shpejtë dhe efikase për ta mbajtur përgjegjës sulmuesin.
Gazetarët duhet të lihen të lirë për ta kryer punën e tyre në interes të publikut./Lajmi.net/