AGK dënon aktin e dëmtimit të veturës së drejtoreshës së “KoSSev”, fton policinë ta hetojë rastin

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon aktin e dëmtimit të veturës së drejtoreshës së medias online “KoSSev”, Nevenka Medic, që ka ndodhur sot në Veri të Mitrovicës. AGK kërkon nga Policia e Kosovës që të hetojë dhe zbardhë rastin në fjalë. “Nuk mund të drejtoj gishtin ndaj askujt, nuk jam e përfshirë në ndonjë biznes…

Lajme

13/10/2024 20:13

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon aktin e dëmtimit të veturës së drejtoreshës së medias online “KoSSev”, Nevenka Medic, që ka ndodhur sot në Veri të Mitrovicës.

AGK kërkon nga Policia e Kosovës që të hetojë dhe zbardhë rastin në fjalë.

“Nuk mund të drejtoj gishtin ndaj askujt, nuk jam e përfshirë në ndonjë biznes të paligjshëm, nuk kam armiq personalë, jam e sigurt që kjo ka të bëjë me punën që po bëj,” ka thënë Medic lidhur me rastin.