Agjenti konfirmon: Pogba largohet për ndonjë ofertë të duhur

Agjenti i mesfushorit të Juventusit, Paul Pogbas, Mino Raiola ka thënë se klienti i tij mund të largohet nga Biankonerët vetëm nëse në drejtim të tij vjen ndonjë ofertë e duhur.

Sport

20/04/2015 11:46

Mino Raiola ka thënë se Pogba do të largohet nga Juventusi nëse në drejtim të tij vjen ndonjë ofertë e duhur.

“Që nga fillimi i sezonit, unë kam pranuar diku rreth 2000 thirrje për Pogban, për diku rreth 20 ditë”, tha Raiola për La Stampa.

“Kam pranuar shumë oferta për fejesë, mirëpo asnjëra nga ta nuk ishte e vlefshme për martesë”.

“Ne kemi nënshkruar me Juven për pesë vite tjera, por ne të gjithë jemi gjentëllmen: Nëse ndonjë ofertë e duhur vjen për ne, atëherë ne do ta pranojmë atë”, përfundoi Raiola.