Agjenti i Messit në Barcelonë, gati të nisin bisedimet për rinovim
E ardhmja e yllit të Barcelonës, Lionel Messi ka ende mundësi të jetë në "Camp Nou".

Sport
Pas trofeut të Kupës së Mbretit, babi i argjentinasit, njëkohësisht agjenti, Jorge Messi ka zbarkuar në Barcelonë, përcjellë lajmi.net.
Agjenti është duke biseduar me presidentin e klubit, Joan Laporta që në ditët në vijim të nisin negociatat për rinovimin e kontratës.
Laporta ka besim të plotë që Messi do qëndrojë dhe ditët e ardhshme do jenë vendimtare.
Ndërkohë, Barcelona mbetet në garë edhe për trofeun e La Liga-s./Lajmi.net/
Jorge Messi – Leo Messi’s father – is in Barcelona right now as reported by @martinezferran.
Barça president Joan Laporta is ready to open talks with Messi in the next days to extend his contract. Laporta is still confident and convinced about Messi’s future at Barça. ?? #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 18, 2021