Agjenti i lojtarit: Chelsea nuk tentuan ta mbanin Rudigerin

Antonio Rudiger ishte një nga lëvizjet më interesante të merkatos së verës. Mbrojtësi gjerman la skuadrën e Chelsea, për t’iu bashkuar mbretërve të Evropës, Real Madrid. Lidhur me këtë lëvizje së fundmi ka folur edhe agjenti i lojtarit, i cili ka thënë se Chelsea s’bëri asgjë për ta mbajtur lojtarin. “Çfarë nëse ju them se…

Sport

05/09/2022 20:53

Antonio Rudiger ishte një nga lëvizjet më interesante të merkatos së verës.

Mbrojtësi gjerman la skuadrën e Chelsea, për t’iu bashkuar mbretërve të Evropës, Real Madrid.

Lidhur me këtë lëvizje së fundmi ka folur edhe agjenti i lojtarit, i cili ka thënë se Chelsea s’bëri asgjë për ta mbajtur lojtarin.

“Çfarë nëse ju them se Chelsea dhe regjimi i vjetër, nuk bënë asgjë për ta mbajtur lojtarin”, ka thënë agjenti Rubie, transmeton lajmi.net.

“Atë kohë lojtari ishte i lumtur dhe gati të bëhej kapiten i skuadrës. Ai pati një ofertë për një kontratë sa gjysma e asaj që fitonte Lukaku”, ka shtuar agjenti i Rudiger.

Chelsea, përveç Rudiger, humbi edhe mbrojtësin danez, Andreas Christensen, të dy si transfere të lira. /Lajmi.net/