Agjenti i Lautaro Martinez takohet me krerët e Inter

Agjenti i Lautaro Martinez është takuar me krerët e Inter për të diskutuar një rinovim të mundshëm të kontratës.

Sport

14/09/2020 18:15

Beto Yaque dhe Rolando Zarate janë parë jashtë ndërtesës së zyrave të Inter sot, përcjell lajmi.net.

Kontrata e Lautaro është e vlefshme deri në vitin 2023 dhe përfshinë një klauzolë liruese 111 milionë euro, e cila vlen vetëm për disa javë në korrik.

Sipas dias raportimeve nga Italia, Inter do të paraqesin ofertën për rinovim, ku lojtari fiton 5 milionë euro për sezon.

Mbetet të shihet nëse Inter do të arrijë marrëveshje me agjentin e Lautaro Martinez. /Lajmi.net/