Agjenti i Kessie takohet me Barcën, prioriteti i lojtarit të qëndrojë në ‘Camp Nou’

Franck Kessie vazhdon të jetë në pikëpyetje lidhur me të ardhmen e tij. Skuadra e Barcelonës raportohet të mos jetë e kënaqur me paraqitjet e Franck Kessie. Kessie ka nisur të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona, me skuadrat italiane që po interesohen për të. Sipas raportimeve të ‘Relevo’, prioriteti i Kessie është…

Sport

05/12/2022 21:20

Franck Kessie vazhdon të jetë në pikëpyetje lidhur me të ardhmen e tij.

Skuadra e Barcelonës raportohet të mos jetë e kënaqur me paraqitjet e Franck Kessie.

Kessie ka nisur të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona, me skuadrat italiane që po interesohen për të.

Sipas raportimeve të ‘Relevo’, prioriteti i Kessie është të qëndrojë, por asnjë opsion s’përjashtohet, përcjell lajmi.net.

Napoli thuhet të jenë të interesuar për të siguruar shërbimet e lojtarit nga Bregu i Fildishtë.

Agjenti i lojtarit është takuar sot me krerët e Barcelonës, për të diskutuar situatën.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të marrë ndonjë ofertë për Kessie, gjatë merkatos së janarit. /Lajmi.net/