Agjenti i Hakimit: Është i lumtur tek Interi, por kush nuk do ta donte Bayernin?

Agjenti i Achraf Hakimit, Alejandro Camano ka dhënë një deklaratë interesante.

Sport

07/05/2021 16:09

Camano i cili është njëherësh edhe agjent i lojtarëve të Interit, Achraf Hakimi dhe Lautaro Martinez, ka folur për klubet e interesuara për marokienin, shkruan lajmi.net.

Camano sugjeroi se askush nuk do të ishte budalla ta refuzonte një klub si Bayerni, duke aluduar në pyetjet për të ardhmen e Hakimit.

“Nuk e di se na ku vijnë thashethemet për Bayern Munchen, nuk do të mashtrohesha nga një telefonatë, por askush deri tani nuk ka bërë diçka të tillë”, tha Camano.

“Achrafi është vërtet i lumtur në Inter, nuk mendon për ndonjë gjë tjetër. Por, kujt nuk do ti pëlqente të luante në Bayern Munche?!”, përfundoi Alejandro Camano./Lajmi.net/