Agjenti i Dembele në negociata me Newcastle dhe Juventus

Agjenti i sulmuesit së Barcelonës, Ousmane Dembele është në kontakte të vazhdueshme me Juventusin dhe Newcastle Unitedin.

Sport

26/10/2021 15:41

Pavarësisht që ishte rregullisht te Barcelona vitin e kaluar, Dembele këtë edicion ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje shkaku i lëndimit, transmeton lajmi.net.

Me kontratën që i skadon pas vetëm tetë muajve, Barcelona është e dëshpëruar për ta bindur që të qëndrojë në “Camp Nou”.

Sipas Sport, rinovimi nuk është opsion për përfaqësuesit e francezit, që kanë avantazhin për të ardhmen e lojtarit.

Në vitin 2022, agjentët kanë të drejtë të mbajnë bisedime me klube tjera dhe thuhet se kanë kontaktuar klubet si Juventus dhe Newcastle United.

Barcelona nga ana tjetër i ka dhënë ultimatum Dembeles që të rinovojë, përndryshe do provojë ta shesë në afatin e janarit për një çmim të vogël./Lajmi.net/