Agjenti i Dani Olmo: Nuk mund ta ndaloj lojtarin t’i bashkohet Milanit

Dani Olmo mund të jetë përforcimi më i madh i Milan gjatë merkatos së janarit.

Sport

19/01/2020 11:34

Olmo, ylli në rritje nga Spanja, i cili aktualisht luan me skuadrën e Dinamo Zagreb, po lidhet me një kalim të mundshëm te Milan.

Lidhur me një lëvizje të tillë ka folur edhe agjenti i lojtarit, për të cilin thuhet se po bllokon marrëveshjen duke kërkuar disa miliona për vete. Ai ka hedhur poshtë këto fjalë, duke qartësuar gjithçka.

“Nëse Olmo vendos të shkojë te Milan, atëherë ajo gjë do të ndodh” ka thënë Andy Bara për ‘Sportske Novosti’, transmeton lajmi.net.

“Si një agjent, unë nuk mund të ndalojë Dinamonz, Milan dhe Olmo të arrijnë marrëveshje. Më kujtohet pesë vite më parë, Dani Olmo vendosi të largohej nga Barcelona, në drejtim të Dinamo, kështu që as unë as babai i tij nuk e penguam” ka shtuar agjenti.

Milan është gati të ofrojë 20 milionë euro për kartonin e lojtarit, por duket se do të presin deri në verë për lëvizjen e madhe.

Kujojtojmë se situatën e Dani Olmo e monitoron edhe skuadra e Barcelonës, e cila mund të rrëmbejë lojtarin. /Lajmi.net/