Agjenti i Bale befason mbi të ardhmen e Bale: Po shkon drejt fundit të karrierës
Gjërat nuk kanë shkuar sipas planit as për Gareth Bale, as për Real Madrid në kohët e fundit në marrëdhëniet e tyre së bashku.
Sport
31 vjeçari ndihmoi Madridin të fitojë katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe dy tituj në La Liga gjatë periudhës së tij në klub, para se të kthehej te Spurs në një marrëveshje huazimi deri në afatin kalimtar të verës.
Sidoqoftë, kthimi i Bale në Angli nuk ka shkuar siç ishte planifikuar dhe ai po vazhdon të luftojë për të hyrë në ekipin startues në Spurs këtë sezon
Uellsiani ka filluar vetëm dy ndeshje të Premierligës këtë edicion dhe nuk ka qenë një figurë kryesore në skuadër.
Verën e kaluar u pohua se marrëdhënia e Bale me Zinedine Zidane ishte prishur dhe situata për të në Madrid kishte qenë e paqëndrueshme, kontrata e tij skadon në 2022.
I pyetur pse nuk po luan shumë, agjenti i Bale, Jonathan Barnett, tha të mërkurën: “Ai është drejt fundit të karrierës së tij. Do të duhet të pyesni (Jose) Mourinhon që (pse nuk po luan më shumë)”, u shpreh Barnett./Lajmi.net/