Agjenti i Adeyemi: Manchester United u interesuan, por ne donim Dortmundin

Karim Adeyemi do të luajë te Borussia Dortmund.

Sport

09/05/2022 16:40

Agjenti i yllit në rritje të Salzburg ka konfirmuar se janë afër mbylljes së marrëveshjes me skuadrën e Borussia Dortmund.

“Ne jemi afër të kompletojmë këtë marrëveshje me Borussia Dortmund. Nuk do të ketë klauzolë lirimi të përfshirë në marrëveshjen pesëvjeçare”, ka thënë agjenti i Adeyemi, Thomas Solomon, transmeton lajmi.net.

“Rangnick? Po, Manchester United donin të futeshin në garë – por ne duam BVB”, ka shtuar ai.

Karim Adeyemi ishte edhe në listën e dëshirave të Barcelonës, por dëshira e tij ishte e qartë. Ai donte Bundesligan. /Lajmi.net/