Agjenti: Higuain nuk e vazhdon kontratën

Agjenti i Gonzalo Higuain ka konfirmuar se klienti i tij nuk do ta vazhdoj kontratën me skuadrën e Napolit.

Sport

03/08/2015 18:47

Sulmuesi argjentinas është lidhur me një largim nga Sao Paulo dhe vëllau e njëkohësisht edhe agjenti tij, Nicolas Higuain ka konfirmuar se nuk ka vazhdim të kontratës me Napolin.

”Ne kemi pasur një takim me presidentin De Laurentiis dhjetë ditë më parë”

”Kemi biseduar për gjithçka. Ai ofroi vazhdimin e kontratës për një vit, por ne vendosëm të vazhdonim me kontratën aktuale e cila përfundon më 2018. Ne jemi të qetë dhe të lumtur. Ai do mbetet te Napoli ku është 100% i fokusuar”, tha agjenti i lojtarit.