Agjencia Kadastrale e Kosovës lanson sistemin e ri kadastral
Agjencia Kadastrale e Kosovës për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka lansuar sistemin e ri kadastral, që do të ndikojë në ngritjen e kualitetit dhe saktësisë së të dhënave.
Lajme
Drejtorit të regjistrit të pronave të paluajtshme në këtë agjenci, Avni Ahmeti, ka publikuar nje fotografi ne rrjetin social Facebook ku ka treguar se për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë e kanë lëshuar në funksion sistemin e ri kadastral.
Ndersa ne webfaqen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës thuhet se ky sistem do te kete perparesi sepse do te kete saktesi dhe shpejtesi.
“Si rezultat i ndryshimeve dinamike në fushën e administrimit të tokës në Republikën e Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka avancuar edhe aplikacionin për administrimin e regjistrave pronësorë, Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë (SIKTK) duke e orientuar të njëjtin kah arkitektura e orientuar në shërbime (SOA). Versioni i ri i këtij aplikacioni ekzistues do të ndikojë në ngritjen e kualitetit, sigurisë dhe saktësisë së të dhënave pronësore dhe kadastrale, si dhe në ngritjen e shpejtësisë së ofrimit të të dhënave pronësore dhe kadastrale. Njëherësh, avancimi i SIKTK-së kah SOA ka rezultuar edhe me ndryshime në funksione dhe për këtë arsye ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës kanë ndërmarrë një seri trajnimesh me të gjithë operatorët e Zyrave Kadastrale Komunale të cilët punojnë në SIKTK”, thuhet ne faqen e Agjencise./Lajmi.net/