Agim Veliu synon Kuvendin, propozohet kandidat për deputet nga dega e LDK-së në Podujevë
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), në Podujevë ka propozuar ish-nënkryetarin e partisë, Agim Veliu, si kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, i cili tha se kandidatura e Veliut është votuar njëzëri në mbledhjen…
Lajme
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), në Podujevë ka propozuar ish-nënkryetarin e partisë, Agim Veliu, si kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, i cili tha se kandidatura e Veliut është votuar njëzëri në mbledhjen e Kryesisë së degës.
Sipas Hysenit, përveç Veliut, në listën e propozuar nga LDK-ja në Podujevë janë edhe Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu, Zaim Thaçi dhe vetë ai.
“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, janë votuar njëzëri kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Me qëllim të unifikimit të të gjithëve, si kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë, kam propozuar që ndër kandidatët për deputet nga Llapi të jetë edhe Agim Veliu”, ka deklaruar Hyseni.
Ai ka bërë thirrje për unitet dhe mobilizim brenda partisë, duke theksuar se “LDK-ja është e të gjithëve”. /Lajmi.net/