Agim Bahtiri thotë se nuk ka marrëveshje mes Kurtit e Limajt
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka thënë se nuk është arritur një marrëveshje mes kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të Nismës, Fatmir Limajt. Ai sot para se të filloj seanca e Kuvendit është pyetur nga gazetarët nëse ka marrëveshje. “Çka po mendoni ju?”, i ka pyetur Bahtiri gazetarët e kur njëri nga ta…

Lajme
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka thënë se nuk është arritur një marrëveshje mes kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të Nismës, Fatmir Limajt.
Ai sot para se të filloj seanca e Kuvendit është pyetur nga gazetarët nëse ka marrëveshje.
“Çka po mendoni ju?”, i ka pyetur Bahtiri gazetarët e kur njëri nga ta ka thënë se mendon që nuk ka marrëveshje, Bahtiri e ka konfirmuar atë.
“Saktë e ke”, ka thënë shkurt Bahtiri. /Lajmi.net/