Agim Bahtiri larg nga më të votuarit e VV-së, deri tani veç 3 mijë vota

Agim Bahtiri është një nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që njihet për deklarimet e tij publike, që rrallë herë përkojnë me qëndrueshmërinë e realitetin. Madje Bahtiri edhe më i komentuar ishte bërë në natën kritike për zgjedhjen e presidentit kur ish-deputetes Jehona Lushaku-Sadriu ia kërkonte nënshkrimet. Por ku qëndron me vota Bahtiri i VV-së? Nga…

Lajme

09/06/2026 12:53

Agim Bahtiri është një nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që njihet për deklarimet e tij publike, që rrallë herë përkojnë me qëndrueshmërinë e realitetin.

Madje Bahtiri edhe më i komentuar ishte bërë në natën kritike për zgjedhjen e presidentit kur ish-deputetes Jehona Lushaku-Sadriu ia kërkonte nënshkrimet.

Por ku qëndron me vota Bahtiri i VV-së?

Nga 24.38% e numërimit del se Bahtiri është mjaftë poshtë në listë, saktësisht është i 50-ti me radhë.

Bahtiri deri tani ka 3 mijë e 11 vota.

Mbetet të shihet nëse do të ndryshojë diçka, apo do të mbetet jashtë Kuvendit këtë herë./Lajmi.net/