Agim Bahtiri ia çon një shishe qumështi për fëmijë Paris Gurit të LDK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Agim Bahtiri i është afruar në fillim të seancës deputetit të LDK-së, Paris Guri, duke ia dhënë një shishe për qumësht të fëmijëve. Ky veprim i Bahtirit erdhi disa ditë pasi deputeti Guri deklaroi se ai vetë do të votonte për Kryeparlamentar vetëm Agim Bahtirin e…

Lajme

25/04/2025 10:57

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Agim Bahtiri i është afruar në fillim të seancës deputetit të LDK-së, Paris Guri, duke ia dhënë një shishe për qumësht të fëmijëve.

Ky veprim i Bahtirit erdhi disa ditë pasi deputeti Guri deklaroi se ai vetë do të votonte për Kryeparlamentar vetëm Agim Bahtirin e VV-së.

Bahtiri është parë sot duke ia dhënë shihen e qumështit Gurit, të cilit i foli e më pas u largua tek ulësja e tij.

Guri pastaj i kthehet duke i thënë “e harrove këtu”./Lajmi.net/