Agim Bahtiri fton qytetarët të dalin të votojnë, pret të dyfishohet përqindja e votuesve në orën e fundit para se të mbyllen vendvotimet

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë në orën e fundit të mbetur para se të mbyllen qendrat e votimit. Ai përmes një videomesazhi, ka thënë se do të ishte mirë të dalin të votojnë 50% të qytetarëve me të drejtë vote, shkruan lajmi.net. “Të dashur qytetarë, sot është…

Lajme

12/10/2025 18:10

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë në orën e fundit të mbetur para se të mbyllen qendrat e votimit.

Ai përmes një videomesazhi, ka thënë se do të ishte mirë të dalin të votojnë 50% të qytetarëve me të drejtë vote, shkruan lajmi.net.

“Të dashur qytetarë, sot është dita juaj për të zgjedhur organet komunale, prandaj ju kisha ftuar që të gjithëve në mënyrë demokratike të dilni dhe të votoni secili prej jush. Pavarësisht bindjeve politike është mirë që qytetarët më 50% të dalin të votojnë dhe t’i japim institucionet që i duhen këtij vendi e sidomos Mitrovicëës. Ju faleminderit shumë”, ka thënë Bahtiri.

Deri në ora 17:00, në të gjithë Kosovën kanë dal për të votuar 32,54% të qytetarëve. /Lajmi.net/