Agim Aliu i uron fitoren VV-së, falënderon qytetarët për mbështetjen: Uroj ditë të mirë, zhvillim, mirëqenie e progres për të gjithë
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ për zgjedhjet e djeshme. Ai ka thënë se procesi ishte i qetë, demokratik dhe i zhvilluar me pjekuri të lartë qytetare e politike, shkruan lajmi.net. “Rezultoi se fituese e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje!,…
Lajme
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ për zgjedhjet e djeshme.
Ai ka thënë se procesi ishte i qetë, demokratik dhe i zhvilluar me pjekuri të lartë qytetare e politike, shkruan lajmi.net.
“Rezultoi se fituese e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje!, së cilës i uroj fitoren dhe punë të mbarë në drejtimin e vendit” e ka uruar Aliu fitueisn.
Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e vizionit të PDK-së, kandidatit të tyre për kryeministër Bedri Hamzës dhe kandidatëve të tyre për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
“Falënderoj anëtarët, përkrahësit e aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj e në gjithë vendin, për angazhimet, përpjekjet në këtë proces zgjedhor për forcën tonë politike. Uroj ditë të mira, zhvillim, mirëqenie e progres për të gjithë!”, ka shkruar Aliu. /Lajmi.net/