Agim Ademi uron klubet e promovuara: Sukseset janë rezultat i punës, përkushtimit dhe vizionit sportiv

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur drejtuesit e klubeve që siguruan promovimin në një kategori më të lartë në garat e organizuara nga FFK-ja. Përmes një postimi në Facebook, Ademi tha se promovimi i këtyre klubeve është rezultat i punës së palodhur, përkushtimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Ai…

Sport

01/07/2026 12:37

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur drejtuesit e klubeve që siguruan promovimin në një kategori më të lartë në garat e organizuara nga FFK-ja.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi tha se promovimi i këtyre klubeve është rezultat i punës së palodhur, përkushtimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Ai u uroi mirëseardhje në kategoritë e reja klubeve të promovuara: FC Vushtrria dhe FC Feronikeli 74 në Superligë; FC Mitrovica dhe FC Lepenci në Ligën e Parë; FC Dardana 10 dhe FC Istogu 03 në Ligën e Dytë; FC Policia dhe FC Rahoveci në Superligën e Futsallit, si dhe FC 2 Korriku në Superligën e Vajzave.

Sipas Ademit, ky sukses është dëshmi se puna, organizimi dhe vizioni i mirëfilltë sportiv shpërblehen gjithmonë me rezultate të merituara.

“Ky promovim është rezultat i një pune të gjatë, i përkushtimit të vazhdueshëm dhe i besimit në projektet sportive që secili klub ka ndërtuar ndër vite. Këto suksese dëshmojnë qartë se puna, organizimi dhe vizioni i mirëfilltë sportiv gjithmonë shpërblehen me arritje të merituara”, ka shkruar ai.

Në fund, kreu i FFK-së u ka uruar klubeve shumë suksese në ligat përkatëse, duke shprehur bindjen se ato do të vazhdojnë të forcojnë organizimin profesional, të zhvillojnë kampionate cilësore dhe të kontribuojnë në avancimin e futbollit dhe futsallit në Kosovë. /Lajmi.net/