Agim Ademi: Urime fitorja Kosovë
Kosova ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Islandës në kuadër për promovim në Ligën B të Kombeve. Dardanët fituan në “Fadil Vokrri” me rezultat minimal 2-1, shkruan lajmi.net. Llogarinë e golave e hapi, Lumbardh Dellova në minutën e 19’të të takimit, kurse mysafirët barazuan shifrat vetëm tre minuta më pas në 1-1, rezultat ky që…

Sport
Kosova ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Islandës në kuadër për promovim në Ligën B të Kombeve.
Dardanët fituan në “Fadil Vokrri” me rezultat minimal 2-1, shkruan lajmi.net.
Llogarinë e golave e hapi, Lumbardh Dellova në minutën e 19’të të takimit, kurse mysafirët barazuan shifrat vetëm tre minuta më pas në 1-1, rezultat ky që përmbylli pjesën e parë.
Në pjesën e dytë u realizua vetëm një gol, autor i së cilit ishte Elvis Rexhbeçaj në minutën e 58’të të takimit.
Pas kësaj fitore ka reaguar i pari i FFK-së, Agim Ademi.
Ademi ka uruar “Dardanët” për fitoren e rëndësishme duke e quajtur paraqitjen e tyre si dinjitoze.
“Një paraqitje dinjitoze e djemve dardanë dhe një hap i madh drejt objektivit të madh – promovimit në Ligën B. Tash vëmendja drejt ndeshjes së kthimit në Murcia, aty ku do t’i japim vulë suksesit tonë më të madh deri më tash – ngjitjes në Ligën B.Urime djemë dardanë! Ne besojmë te ju!”, ka shkruar ai në Facebook./Lajmi.net/