Agim Ademi pas Kombëtarja u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave Kombëtaren e Kosovës në Futboll. Osmani tha se pavarësisht rezultatit të mbrëmshëm kundër Turqisë, Kombëtarja e Kosovës do të mbetet në piedestalin më të lartë të Republikës. “Pavarësisht rezultatit, ju do të mbeteni në piedestalin më të lartë të Republikës sonë për…

Sport

01/04/2026 11:29

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave Kombëtaren e Kosovës në Futboll.

Osmani tha se pavarësisht rezultatit të mbrëmshëm kundër Turqisë, Kombëtarja e Kosovës do të mbetet në piedestalin më të lartë të Republikës.

“Pavarësisht rezultatit, ju do të mbeteni në piedestalin më të lartë të Republikës sonë për krenarinë që i keni bërë popullit tonë. Prandaj, në emër të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për vendin tonë”, tha Osmani.

Ndërsa, Presidentin e FFK-së, Agim Ademi tha se kjo është medalja më e çmuar.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, tha: “Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë… Ne si federatë dhe si futbollistë jemi shumë të lumtur për bashkëpunimin kaq të mirë dhe kaq të afërt me presidenten tonë”

Ndërsa kapiteni Vedat Muriqi u shpreh: “Ne kemi treguar se nëse e vazhdojmë rrugëtimin bashkë mund ta kalojmë çdo betejë. Një gjeneratë shumë e mirë, një gjeneratë e artë po vjen. Jam shumë krenar që jam pjesë e stafit të Kosovës”./lajmi.net/