Agim Ademi mbështet Aleksandër Çeferinin për një mandat tjetër në krye të UEFA-s

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar për përkrahjen e tij për Aleksandër Çeferinin, duke shprehur mbështetje për një mandat tjetër të tij në krye të UEFA-s. Në njoftimin e tij, Ademi thekson se vendimi për mbështetjen e Çeferinit u mor në nivel federatash gjatë takimit të përbashkët për strategjinë e…

Sport

15/05/2026 14:37

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar për përkrahjen e tij për Aleksandër Çeferinin, duke shprehur mbështetje për një mandat tjetër të tij në krye të UEFA-s.

Në njoftimin e tij, Ademi thekson se vendimi për mbështetjen e Çeferinit u mor në nivel federatash gjatë takimit të përbashkët për strategjinë e futbollit kombëtar.

Ai ishte i pranishëm së bashku me Armand Dukën, presidentin e FSHF-së dhe zv/Presidentin e UEFA-s, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit në futbollin europian.

Ademi shprehu gjithashtu besimin se udhëheqja e Çeferinit do të vijojë të sjellë zhvillim dhe avancim për futbollin në të gjithë kontinentin.

Postimi i plotë: 
Bashkë me Armand Dukën, presidentin e FSHF-së dhe zv/Presidentin e UEFA-s në përkrahje të Aleksandër Çeferinit edhe për një mandat tjetër në krye të UEFA-s.
Vendimi për mbështetjen e Çeferinit u mor në nivel federatash, në takimin e përbashkët për strategjinë e futbollit kombëtar./lajmi.net/