Agger paralajmëron Liverpoolin

Daniel Agger ka paralajmëruar Liverpoolin se mund të largohet nga klubi në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Qendërmbrojtësi danez vazhdon të ketë probleme fizike.

Sport

26/08/2014 20:15

Daniel Agger ka theksuar se nuk e di nëse do të jetë në Liverpool pas mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Agger, i cili është i lënduar për shkak të një problemi të gjurit që pësoi në përgatitje, është opsioni i katërt në qendër të mbrojtjes, pas ardhjes së Dejan Lovrenit.

Liverpol ka insistuar se nuk ka marrë oferta për zëvendës kapitenin. Por, danezi ka pranuar se e ardhmja e tij është në dyshim.

“E ardhmja është e komplikuar. Janë disa gjëra që duhet të sqarohen prej tani e tutje. Nuk e di se çka do të ndodhë, varet pak sa nga Liverpool”, deklaroi ai për të përditshmen daneze Jyllands-Posten. “Nuk shqetësohem nga lëndimet, por nga mënyra si ndodhën dhe si janë trajtuar”, u shpreh ai.

Agger është përmendur si objektiv i Barcelonës, Arsenalit dhe Atletico Madridin.