Afrona pozon me veshje kombëtare: U linda e u rrita në Zvicër, por traditat i kam në zemër
Afrona duket për mrekulli në paraqitjen e fundit.

ShowBiz
Afrona Dika e dëshmoi edhe një herë se pavarësisht faktit që është rritur jashtë vendit, traditat nuk i ka harruar asnjëherë, shkruan lajmi.net.
Ajo ka realizuar një fotosesion të ri, në të cilin shfaqet e veshur me kostum tradicional shqiptar dhe dukej për mrekulli.
Afrona tregoi me krenari se nuk i harron asnjëher rrënjët, ani pse është lindur e rritur në Zvicër.
“Jam lindur dhe rritur në Zvicër , por traditat shqiptare i kam në zemër dhe mburrem që jam shqiptare”, ka shkruar Dika.
Komentet e pëlqimet ishin të shumta për këto foto të Afronës, ndërsa Blero i ripostoi ato në llogarinë e tij në Instagram, duke u shprehur krenar për gruan. /Lajmi.net/