Afro 700 banorë të Lezhës, Kurbinit dhe Thumanës akomodohen në Shëngjin

Tërmeti, në zonën turistike të Shëngjinit janë akomoduar në hotele afro 700 banor të Lezhës, Kurbinit dhe Thumanës.

Lajme

30/11/2019 10:02

Të akomoduar janë banorët të cilët kanë mbetur të pastrehë. Ende nuk ka një shifër përfundimtare të dëmeve, ndërkohë grupet e punës vijojnë verifikimet.

Për shumë objekte, kryesisht pallate që kanë pësuar dëmtime serioze pritet të verifikohen nga ekspertet për të parë nëse paraqesin rrezik. Në bashkinë  Kurbin deri tani janë 22 pallate të pabanueshme.