Afro 3 kilometra larg asgjësoi objketivin gjatë luftës në Kosovë: Flet ish-ushtaraku gjermano-amerikan që luftoi krah për krah UÇK-së

Ish-snajperisti amerikano-gjerman, Michael Spath, i cili luftoi krah për krah me ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një intervistë për lajminet ka folur edhe për zhvillimet në veri, po ai ka dhënë një detaj që kishte arritur gjatë luftimeve në Kosovë gjatë vitit 1999. I pyetur nga gazetari, ai tregon se pothuajse gati 3…

Lajme

02/10/2023 17:41

Ish-snajperisti amerikano-gjerman, Michael Spath, i cili luftoi krah për krah me ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një intervistë për lajminet ka folur edhe për zhvillimet në veri, po ai ka dhënë një detaj që kishte arritur gjatë luftimeve në Kosovë gjatë vitit 1999.

I pyetur nga gazetari, ai tregon se pothuajse gati 3 kilometra largësi, ai kishte arritur që të asgjësonte një objektiv të ushtrisë serbo-jugosllave në luftën e Kosovës.

“2700 metra” ishte larg objektivit kur Spath e kishte qëlluar me snajperin e tij.

Ai shpjegon detaje se si mund të ndodhë një rast të tillë, por që sipas tij në këso raste “fati” është gjethçka.

“Pjesa më e vështirë është se duhet të kesh fat, për një gjuajtje në atë distancë, moti duhet të jetë i përshtatshëm, duhet të kalkuloni lëvizjet dhe gjithçka”, tha ai.

Spath tregohet i sinçertë se kishte fat në at situatë, por që sipas tij, ajo ju kushtoi shumë, pasi që artileria serbe filloi të i godiste edhe më furishëm nga largësi të mëdha.

“Ishte një gjuajtje me fat, dua të jem i sinçertë me ju, por funksionoi, patëm sukses për disa ditë, sepse pastaj na bombarduan për shkak të gjuatjes nga distanca”, nënvizoi ai.

Dhe pas kësaj ai tutje tregon se kishin viktima të plagosur në mesin e tyre.

“U plagosëm disa, sepse po luftonim me një artileri, nuk e di nëse mund të them se ishte mirë që ndodhi, ishte gjuajtje e mirë, e shfrytëzuam pasi që nuk mund të afroheshim dhe u desht të përdornim diçka më të madhe”, tha ai.

Në sulmin terrorist të 24 shtatorit dhjetëra terroristë serb me në krye famëkeqin Millan Radjiqiq, në afërsi të Manastirit të Banjskës, qëlluan për vdekje policin kosovar Afrim Bunjaku.

Menjëherë pas kësaj Policia e Kosovës e organizoi aksionin për asgjësimin e grupit terrorist dhe pikërisht me armën snajper, arriti të i asgjësojë disa nga ta dhe pjesa tjetër kishte ikur maleve për në serbi./Lajmi.net