Afrikë, 20 milionë njerëz ballafaqohen me rrezikun e urisë

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të kalojë në veprim për të gjetur zgjidhje për krizën me urinë me të cilën përballen 20 milionë njerëz në Sudanin e Jugut, Somali, Jemen dhe në verilindje të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bota

28/02/2017 15:48

Zëdhënësi i IOM-it Joel Millman në një konferencë për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se për shkak të përkeqësimit të kushteve të rënda të thatësirës, konflikteve, dhunës dhe përkeqësimit ekonomik në disa rajone të caktuara të këtyre vendeve është shfaqur uria dhe mungesa e ushqimeve.