Afërdita Dreshaj motiv për gratë, nuk e ndal palestrën as shtatzëne
Afërdita nuk i ka problem ushtrimet as si shtatzëne.

ShowBiz
Afërdita Dreshaj muaj më parë bëri të ditur se është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, shkruan lajmi.net.
Me anë të videove që po i poston në Instagram, ajo tregon se as gjatë kësaj periudhe nuk i ka ndalur pushimet.
Modelja zgjedh të aplikojë ushtrimet që janë të lejuara për një shtatzëne, ndërsa fiziku i saj duket ende për mrekulli.

Edhe pse në muajin e gjashtë të shtatzënisë, Afërditës nuk i duket shumë barku i rrumbullakosur, andaj ka marrë shumë komente të ndjekësve që dyshonin në shtatzëninë e saj.
Por, ajo së fundi sërish ka postuar foto, në të cilën tregon barkun dhe thotë se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. /Lajmi.net/
