“Afër kthimit të Thaçit e Veselit”, Behrami: PDK-ja drejt fitores së dyfishtë

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka deklaruar se elektorati i kësaj partie nuk është thyer asnjëherë që nga shkuarja e ish-krerëve të saj në Hagë. Ai tha se me afrimin e kthimit të Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, mbështetësit e PDK-së janë më të mobilizuar se kurrë. Sipas Behramit, partia është pranë asaj…

Lajme

13/05/2026 12:15

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka deklaruar se elektorati i kësaj partie nuk është thyer asnjëherë që nga shkuarja e ish-krerëve të saj në Hagë.

Ai tha se me afrimin e kthimit të Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, mbështetësit e PDK-së janë më të mobilizuar se kurrë.

Sipas Behramit, partia është pranë asaj që e quajti “fitore e dyfishtë”, fitores së PDK-së me Bedri Hamza dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë. /Lajmi.net/