Afër dhjetë lagje të Prishtinës sot do të përballen me reduktime të ashpra të ujit.

Për shkak të punimeve që do zhvillohen sot, Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” thekson se janë të detyruar që ta ndërprejnë prodhimin e ujit të pijshëm nga sistemi i Badocit. Ndërprerja e prodhimit do të fillojë në orën 12 dhe do të zgjasë deri në orën 22. 

Lajme

31/05/2014 12:33

Lagja” Bregu i Diellit” (zona jug, lindje, perëndim dhe zona qendër e kësaj lagje), “Konviktet”, “Matiqani”, “Tasligje”, “Toukbashqe”, Komuna e Graqanicës me të gjitha fshatrat përreth, “Hajvalia” dhe “Veterniku”, janë lagjet të cilat nuk do të kenë ujë për 10 orë, raporton Kosovapress.

Reduktimet vijnë për shkak të zhvillimit të punimeve të fazës II të investimeve nga Komisioni Evropian dhe Banka Gjermane për Zhvillim, pjesë e këtyre është edhe rehabilitimi i gypit nga liqeni i Badocit e deri te stacioni i pompave në Badoc, gyp ky i ndërtuar qysh në vitet e 60-ta.

Për shkak të këtyre punimeve që do zhvillohen sot, Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”-sh.a, në njoftimin dërguar mediave thekson se është e detyruar ta ndërprejë prodhimin e ujit të pijshëm nga sistemi i Badocit.

Ndërprerja e prodhimit do fillojë sot në orën 12:00 dhe do zgjasë deri në orën 22:00.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”-sh.a. kërkon mirëkuptim nga qytetarët e zonave të lartëpërmendura, dhe i lut ata që të rezervojnë ujë për ditën e sotme, pasi që rehabilitimi i gypit të ndërtuar në vitet e 60-ta është më se i nevojshëm, për shkak të pëlcitjeve të vazhdueshme.