Afati i fundit për verifikimin e aplikimeve për tekstet shkollore – Deri më 10 tetor 2025

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton koordinatorët e shkollave se platforma për verifikimin e aplikimeve për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore në e-Kosova do të jetë e hapur deri të premten, më 10 tetor 2025. Koordinatorët që nuk e kanë përfunduar ende procesin e verifikimit, ftohen ta bëjnë këtë sa më…

Lajme

07/10/2025 12:11

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton koordinatorët e shkollave se platforma për verifikimin e aplikimeve për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore në e-Kosova do të jetë e hapur deri të premten, më 10 tetor 2025.

Koordinatorët që nuk e kanë përfunduar ende procesin e verifikimit, ftohen ta bëjnë këtë sa më parë, për të mundësuar përmbylljen me sukses të procesit.

Aktualisht, janë edhe 2,789 aplikime në pritje të shqyrtimit, prandaj MAShT-i ka apeluar për veprim të menjëhershëm nga të gjitha shkollat.