Afaristët nga diaspora të interesuar për investime në Kosovë

18:13 | 30 Maj 2016

Mbi 100 kompani gjermano-shqiptare po shprehin interesim të investojnë në Kosovë për disa sektorë. Mirëpo, kërkesat e tyre për një klimë të favorshme për investime mbetet funksionimi i shtetit ligjor, eliminimi i barrierave për shpronësime dhe regjistrim të pronave.

Afaristët kërkojnë po ashtu vetëdijesimin e diskursit politik për krijimin e lehtësirave për investime të huaja të mëdha, e jo siç thonë ata për procedura burokratike që ka një herë komplikojnë mjedisin biznesor.

Nga Unioni i Bizneseve Shqiptare-gjermane në Gjermani, Vëllaznim Klemendi thotë për Kosova Press se sa i përket klimës së investimeve, janë të informuar të gjithë se ka një lëvizje pozitive, por nuk është e mjaftueshme. Ai tha se duke pasur parasysh potencialin që e ofron Kosova, shumë bashkatdhetarë tanë dhe afarist serioz nga Gjermania, Zvicra dhe Austria shprehin interesim për investime për disa fusha të ndryshme. Kelmendi tha se me rritjen e investime te huaja, do të krijoheshin vende të reja të punës.

“Kosova sa i p ërket klimës së investimeve, jemi të informuar të gjithë se ka bërë një lëvizje pozitive, por nuk është e mjaftueshme, suke pasur parasysh se ne vijmë prej një vendit që funksionon ligji dhe shteti. Këta njërz janë mësuar më atë kulturë dhe me atë klimë të punojnë dhe natyrisht që ata e kërkojnë ta gjejnë edhe këtu”, tha Kelmendi.

Ai beson se do të ketë rezultate konkrete në këtë fushë.

Afaristi nga Gjermania Nexhmedin Veliqi, thotë për Kosovapress se pritjet e tija janë të dy anshme. Ai mendon se fillimisht duhet të joshen sa më tepër investitorët për të investuar në Kosovë. Sipas tij, në të njëjtën kohë Qeveria duhet të krijon platformë stabile që investitorët nga Gjermania pavarësisht se a janë me pronar gjerman apo shqiptar të kenë një klimë sa më të favorshme dhe sa më të definuar për investime, duke përfshitë këtu edhe anën ligjore në implementim ashtu siç është e kërkuar ed he në botën perëndimore. Veliqi ëndërron të investoj në Kosovë.

“Ëndrra jonë është çdo herë që të kthehemi në Kosovë, të krijojmë biznese këtu, por edhe në Gjermani kuptohet të jemi si bazë. Është ëndërr e jonë po edhe ‘cil’ i imi që këtu në Kosovë të kthehem me projekte tona të cilat kishin me qenë edhe inovative, kishin ndihmuar edhe ekonomisë por edhe strukturës ekonomike në kuptimin një frymë të re se si bëhet biznes… Klima me gjithë implementimet do të thotë ligjore nuk jam i njoftuar. Prandaj, jemi edhe në këto konferenca sa më tepër me zbuluar anën ligjore se a ka mundësi me të vërtet projektet me i implementuar këtu. Se çafër klime është nga informatat që i kam deri tash veç ka filluar një klimë e re që i jep investitorëve nga jashtë”, tha Veliqi.

Afaristin tjetër nga d iaspora Agron Krasniqi, përfaqësues i kompanisë “Krasniqi GMBH” në Gjermani tha se lidhur me investimet e huaja janë dy botëra të ndryshme, ngase Gjermania është shtet me një infrastrukturë që është e ndërtuar me kohëra të gjata dhe ka infrastrukturën ligjore shumë më të përshtatshme për biznes, ndërsa Kosova është në shtet i ri në formim dhe ka nevojë për ndryshime të mëdha në infrastrukturën ligjore.

“Realisht në Kosovë ka hapësirë për me investuar dhe për me krijuar biznese të reja mirëpo, politika duhet me u vetëdijesua dhe me ndryshua sidomos për investime të huaja për lehtësime të mëdha, e jo procedura burokratike që ka një herë dinë edhe me komplikuar situatën. Pra, duhet më pasur parasysh Evropa po ec me hapa shumë të mëdhenj, Kosova nuk ka kohë me humbur, duhet me ec me hapa gjig ant për me mundur me iu afruar Bashkësisë Evropiane”, tha Krasniqi.

Ai tha se kanë tri biznese, për ndërtimin rrugëve, për përpunim të gypave për ujë të pijshëm dhe në fushën e bujqësisë.

Përfaqësues i kompanisë “Elen GMBH” në Gjermani, Lulëzim Syla, për KosovaPress tha se me konferenca të ndryshme duhet të nxiten investitorë e jashtëm të Evropës, kryesisht të tregut gjermoano-folës-Gjermani, Zvicër dhe Austri. Porosia e tij është që duhet jetë një bashkërendim i aktiviteteve në mes të investitorëve të jashtëm qofshin ata shqiptarë, qofshin ata të huaj me investitorë të brendshëm dhe institucioneve të Kosovës.

“Kompania jonë është e fokusuar më tepër në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe në Kosovë ka potencial për energji të ripërtëritshme qoftë për energji solare, qoftë në hidrocentrale apo në aero sentrale. Kompania jonë tash ka selinë e vet në tregun e Gjermanisë dhe ka për qëllim që të sjell investitorë edhe në këtë fushë po edhe në fusha të tjera për shkak se kompania jonë ka një përvojë të gjatë në fushën e biznesit”, tha Syla.

Kurse, në konferencën e që u mbajt në Prishtinë për investimet e mundshme të Diasporës, Syla tha se janë prezantuar një numër i madh i projekteve nga Ministria e Tregtisë, Agjencia e Privatizimit dhe agjenci të tjera të efiçiencës së energjisë për potencialet që i ka Kosova në fushën e investimeve. Por ai tha se mbetet që përveç kësaj të ketë një bashkërendim më të mirë me zyrat dhe ambasadat që janë në shtetet Evropiane për gjetje të investitorëve potencial për këto projekte që të ketë interesim konkret.

Rasti i fundit që është për inv estim për me u admiruar është për prodhimin e paneleve solare, ku një investitorë shqiptar dhe një investitor gjerman i kanë bashkuar forcat dhe nga java e ardhshme fillon edhe prodhimi i paneleve solare për herë të parë në Kosovë. /KP